Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Leukemia

Leukemia është kancer i cili fillon në indin që krijon gjakun. Për të kuptuar kancerin, është e rëndësishme të dihet se si formohen qelizat normale të gjakut.

Simptomat

Si të gjitha qelizat e gjakut, edhe qelizat leukemike po ashtu udhëtojë nëpër trup. Simptomat e leukemisë varen nga numri i qelizave leukemike dhe ku këto qeliza mblidhen në trup.

Njerëzit me leukemi kronike mund të mos kenë simptoma. Mjeku mund ta kuptojë sëmundjet gjatë ndonjë kontrolli të zakonshëm të gjakut.

Njerëzit me leukemi akute zakonisht shkojnë te mjeku për shkak se ndjehen të sëmurë. Nëse preken edhe truri, ata mund të kenë kokëdhimbje, vjellje, konfuzion, humbje të kontrollit muskulor ose kriza. Leukemia po ashtu mund t’i prekë pjesët tjera të organizmit si traktin digjestiv (tretës), veshkat, mushkëritë, zemrën ose testitet.

Simptomat më të zakonshme të leukemisë kronike ose akute mund të përfshihen:

  •  Nyja të ënjtura limfatike të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje (në qafë ose sqetull)
  •  Ethe ose djersitje gjatë natës
  •  Infeksione të shpeshta
  •  Ndjenjë dobësie ose lodhje
  •  Gjakosje ose nxirje të shpejtë (mish i dhëmbëve që gjakoset lehtë, njolla ngjyrë vjollce në lëkurë, ose shenja të skuqura nën lëkurë)
  •  Rënie në peshë pa ndonjë arsye
  •  Dhimbje në eshtra ose nyjë.

Shumicën e rasteve këto simptomat nuk janë si pasojë e kancerit. Ndonjë infeksion ose problem tjetër shëndetësor mund t’i ketë shkaktuar këto simptoma. Vetëm mjeku mund t’ua tregojë me siguri se ku qëndron problemi.

Kushdo me këta simptoma duhet t’i tregojë mjekut, ashtu që problemi të mund të diagnostikohet dhe të trajtohet sa më herët që është e mundshme.

/Mjeku.Net/