Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Kanceri i mëlçisë

Kanceri primar i mëlçisë është kancer i cili formohet në indin e mëlçisë. Kanceri sekondar i mëlçisë është kanceri i cili shpërndahet (metastazon) në mëlçi nga një pjesë tjetër e organizmit dhe emërohet si në bazë të vendit nga ka ardhur.

Trajtimi

Trajtimi

Opsionet e trajtimit për njerëzit me kancer të mushkërisë mund të jenë: ndërhyrja kirurgjike (përfshirë transplantimin e mëlçisë), ablacioni, embolizimi, terapia e shënjestruar, terapia rrezatuese dhe kimioterapia.

Trajtimi i duhur për një pacient varet nga disa faktorë, si:

  •  numri madhësia dhe vendndodhja e tumorit
  •  sa mirë funksionon mëlçia e të sëmurit dhe nëse ka cirrozë
  •  nëse kanceri është shpërndarë jashtë mëlçisë
  •  mosha, shëndeti i përgjithshëm dhe shqetësimet për trajtimin dhe efektet anësore.

Për momentin, kanceri i mëlçisë mund tëshërohet vetëm nëse detektohet në fazën e hershme (para se të shpërndahet) dhe vetëm nëse njerëzit janë mjaft të shëndetshëm për të pasur ndërhyrje kirurgjike. Për njerëzit ët cilët nuk mund të kenë operacion, trajtimet tjera mund vetëm t’u ndihmojnë atyre të jetojnë më gjatë dhe të ndjehen më mirë, por jo edhe të shërohen nga ky problem.

Operacioni kirurgjik

Ndërhyrja kirurgjike është opsion për njerëzit të cilët janë në fazën e hershme të kancerit të mushkërive. Kirurgu mund ta largojë të gjithë mëlçinë ose një pjesë të saj, atë të cilën është e prekur nga kanceri .Nëse e gjithë mëlçia largohet, ajo duhet të zëvendësohet me një mëlçi të re nga ndonjë dhurues.

Ju dhe kirurgu mund të bisedoni se cili lloj i ndërhyrjes është më i mirë për ju para se të zgjidhni.

Largimi i pjesshëm i mëlçisë

Ndërhyrja kirurgjike e cila largon vetëm një pjesë të mëlçisë quhet hepatektomi parciale. Personit me kancer të mëlçisë mund t’i largohet vetëm një pjesë e saj nëse testet laboratorike tregojnë se mëlçia funksiono mirë dhe se nuk ka dëshmi se kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike në afërsi ose në pjesët tjera të trupit.

Kirurgu zakonisht largon tumorin së bashku me një pjesë të indit normal të mëlçisë që e rrethon tumorin. Shkalla e ndërhyrjes varet nga madhësia, numri dhe vendndodhja e tumoreve. Ai po ashtu varet nga ajo sa mirë funksionon mëlçia.

Përmes kirurgjisë mund të eliminohet deri në 80 për qind e mëlçisë. Kirurgu le në vend vetëm indin normal të mëlçisë, e cila merr përsipër punën e përgjithshme të këtij organi. Po ashtu, mëlçia mund të rigjenerojë pjesët që mungojnë. Qelizat e reja paraqiten brenda disa javësh.

Pas ndërhyrjes së hepatektomisë së pjesshme, pacienti ka nevojë për kohë për t’u shëruar, e cila dallon nga njëri te tjetri person. Ju mund të keni dhimbje ose shqetësim në ditët e para, dhe në këto raste mund të përdorni barna të përshkruara nga mjeku.

Është normale që pas ndërhyrjes kirurgjike pacienti të ndjehet dobët se i lodhur, dhe mund të ketë diarre dhe ndjenjë të ngopjes në abdomen.

Transplantimi i mëlçisë

Transplantimi i mëlçisë është opsion nëse tumoret janë të vogla, sëmundja nuk është shpërndarë jashtë mëlçisë dhe mund të gjendet ndonjë donator i përshtatshëm i indit të mëlçisë.

Indi i dhuruar i mëlçisë vjen nga ndonjë person i vdekur ose nga ndonjë donator i gjallë. Nëse donatorë është i gjallë, indi që transplantohet është vetëm një pjesë e mëlçisë, dhe jo e tërë mëlçia.

Kur është në dispozicion indi i shëndetshëm i mëlçisë nga ndonjë dhurues, operacioni i transplantimit largon të gjithë mëlçinë e pacientët (hepatektomi totale) dhe e zënvedëson atë me indin e dhuruar të mëlçisë (të plotë ose të pjesshëm). Pas ndërhyrjes stafi mjekësor përshkruan edhe barna për të qetësuar dhimbjen. Pacienti mund të ketë nevojë të qëndrojë në spital për disa javë. Gjatë kësaj kohe, ekipi shëndetësor përcjell situatën duke parë sa mirë trupi e pranon mëlçinë e re. Pacienti do të përdorë barna për të parandaluar sistemin imun të organizmit për ta refuzuar mëlçinë e re. Këto barna mund të shkaktojnë fryrje në fytyrë, tension të lartë të gjakut dhe shtim të qimeve të trupit.

Ablacioni

Metodat e ablacionit shkatërrojnë kancerin në mëlçi. Përmes këtyre trajtimeve kontrollohet kanceri i mëlçisë dhe zgjatet jeta. Ato mund të përdoren për njerëzit që presin transplantim të mëlçisë. Ose ato mund të përdoren te njerëzit që nuk mund të kenë ndërhyrje kirurgjike ose transplantim të mëlçisë (për arsye të ndryshme, si cirroza, pozita e tumorit në mëlçi ose probleme tjera).

Metodat e ablacionit janë:

  • Ablacioni radiofrekuentiv: Kirurgu përdor një sondë të veçantë e cila përmban elektroda të holla të cilat vrasin qelizat kanceroze të mëlçisë me anë të nxehtësisë. Ultrazëri, CT ose MR mund të përdoren për të drejtuar sondën drejt tumorit. Mjeku zakonisht e fut sondën drejtpërdrejtë përmes lëkurës dhe në këto raste nevojitet vetëm anestezion lokal. Më rrallë mund të nevojitet anestezion i përgjithshëm. Mjeku e fut sondën përmes një prerje të vogël në abdomen (duke përdorur laparoskop) ose përmes ndonjë prerje më të gjerë që hap abdomenin tuaj
  • Injektimi perkutan i etanolit: Mjeku përdor ultrazë për të drejtuar një gjilpërë të hollë në tumorin e mëlçisë. Alkooli (etanoli) injektohet drejtpërdrejt në tumor dhe vret qelizat kanceroze. Kjo procedurë mund të aplikohet një ose dy herë në javë. Zakonisht nevojitet anestezioni lokal, por nëse keni shumë tumore në mëlçi, mund të ketë nevojë edhe për anestezion të përgjithshëm.

Embolizimi

Për personat të cilët nuk mund të kenë ndërhyrje kirurgjike ose transplantim të mëlçisë, embolizimi ose kemoembolizimi mund të jetë opsion. Mjeku fut një katetër të hollë në një arterie të këmbës dhe e lëviz katedrën në arterien hepatite. Për embolizimin, mjeku injekton sfungjerë të hollë dhe pjesëz të tjera në katetër. Këto copëza bllokojnë qarkullimin e gjakut përmes arteries. Në varësi të llojit të copave të përdorura, bllokimi mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm.

Pa ndihmën e qarkullimit të gjakut nga arteria hepatite, tumori vdes. Edhe pse arteria hepatite është e bllokuar, mëlçia e shëndetshme vazhdon të furnizohet me gjak nga vena portale hepatite.

Te kemoembolizimi, mjeku injekton një ilaç antikanceroz (kimioterapi) në arterie, para se të injektojë pjesëza të vogla të cilat bllokojnë qarkullimin e gjakut. Pa gjak, ilaçi qëndron në mëlçi më gjatë.

Për këto procedura pacienti duhet të jetë në gjumë, por zakonisht nuk ka nevojë për anestezion të përgjithshëm.

Embolizimi shpesh shkakton dhimbje abdominale, nauze (mundim), vjellje dhe temperaturë. Mjeku përshkruan barna të cilat ndihmojnë lehtësimin e këtyre problemeve.

Terapia e shënjestruar

Njerëzit me kancer të mëlçisë që nuk mund të kenë ndërhyrje kirurgjike ose transplantim të mëlçisë marrin terapi me barna e quajtur terapi e shënjestruar. Tabletat me përmbajtje sorafenib janë terapia e parë e shënjestruar e përdorur te kanceri i mëlçisë.

Terapia e shënjestruar ngadalëson zhvillimin e tumoreve të mëlçisë. Po ashtu redukton qarkullimin e gjakut. Ilaçi merret përmes gojës.

Efektet anësore janë nauze, vjellje, tharje të gojës dhe humbje e apetitit. Ndonjëherë, personi mund të ketë dhimbje në gjoks, probleme me gjakderdhjen ose flluska në duar dhe këmbë. Ilaçi po ashtu jep tension të rritur të gjakut.

Terapia me rrezatim

Terapia rrezatuese përdor rreze me energji të lartë për të shkatërruar qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat në të gjithë zonën e trajtuar dhe mund të jetë opsion për disa persona të cilët nuk mund t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike. Terapia e rrezatimit po ashtu mund të ndihmojë lehtësimin e dhimbjeve nga kanceri i mëlçisë i cili është shpërndarë në eshtra.

Mjekët përdorin dy lloje të terapisë rrezatuese për të mjekuar kancerin e mëlçisë:

  • Terapia rrezatuese e jashtme: rrezatimi vjen nga një makinë e madhe. Makina lëshon rrezatim në gjoks dhe abdomen.
  • Terapia rrezatuese e brendshme: Rrezatimi vjen nga disa sfera të vogla radioaktive. Mjeku përdor katetër për t’i injektuar sferat në arterien hepatite. Sferat më pas shkatërrojnë furnizimin me gjak të tumorit të mëlçisë.

Efektet anësore nga terapia rrezatuese përfshijnë nauze, vjellje ose diarre.

Kimioterapia

Kimioterapia përdor barna për të vrarë qelizat e kancerit dhe ndonjëherë përdoren edhe në rastin e kancerit të mëlçisë. Barnat futen në qarkullimit të gjakut dhe përmes tij qarkullojnë në gjithë trupin dhe arrijnë te qelizat kanceroze.

Efektet anësore të kimioterapisë varen kryesisht nga barnat të cilat merr dhe kohëzgjatja e tyre. Efektet më të shpeshta anësore janë nauzea dhe vjellja, humbja e apetitit, kokëdhimbja, temperaturë dhe drithërima, dhe dobësi.

Disa barna ulin nivelet e qelizave të gjakut dhe ju jeni ë të prirë të prekeni nga infeksionet, të mavijoseni ose të gjakoseni me lehtësi, dhe ndjeheni shumë të dobët dhe të lodhur. Ilaçi mund t’i dëmtojë edhe qelizat normale të organizmit të cilat ndahen në mënyrë të shpejtë (për shembull flokët dhe qimet kudo në organizëm).

/Mjeku.Net/