Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Herpes simplex

Herpes simplex është një infeksion shumë i shpeshtë virusal. Kjo sëmundje paraqitet në formë të një grupi flluskash të vogla që dalin në buzë ose rreth gojës. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e ënjtur dhe e dhimbshme). Flluskat mund të hapen, dhe lëngu brenda tyre të rrjedhë dhe vendi të bëhet dregëz pas disa ditësh. Ato zakonisht shërohen nga disa ditë deri në dy javë.

Simptomat

Simptomat e herpesit

Shumë njerëz të cilët preken nga virusi që shkakton herpes kurrë nuk shohin ose nuk vërejnë asgjë. Nëse paraqiten shenja (ato çfarë i shihni) ose simptoma (ato çfarë i ndjeni), personi mund të ketë:

  • Therje, të kruara ose djegie – Para daljes së flluskave, lëkura mund të therë, kruhet ose djegë për një ditë ose afërsisht.
  • Zona të pezmatuara – Mund të paraqitet një ose më shumë flluska të mbushura me lëng. Flluskat shpërthejnë dhe shpesh zbrazin lëngun dhe pastaj krijojnë një dregëz, para se të shërohen. Kur këto zona të pezmatuara paraqiten për herë të parë, ato dalin dy deri në 20 ditë pasi personi ka rënë për herë të parë me personin tjetër të infektuar me herpes simplex.
  • Vendet e pezmatuara mund të qëndrojnë për shtatë deri në 10 ditë. Se ku paraqiten këto pezmatime, varet nga lloji:
  1. Herpesi oral (labial), që shkaktohet nga HSV-1 – Shumica e flluskave paraqiten në buzë ose rreth gojës. Ndonjëherë flluskat formohen në fytyrë ose në gjuhë. Edhe pse këto janë vendet më të shpeshta ku shpërthen herpesi oral, pezmatimi mund të paraqitet kudo në lëkurë.
  2. Herpesi gjenital shkaktuar nga HSV-2 – Pezmatimet zakonisht paraqiten në penis, vagjinë, vithe ose anus. Femrat kanë pezmatime edhe brenda vagjinës. Sie dhe te herpesi oral, këto pezmatime mund të paraqiten edhe kudo tjetër në lëkurë.
  • Simptomat e ngjashme me ato të gripit – Temperaturë, dhimbje muskulore, ënjtje të nyjave (gjëndrave) limfatike në qafë (në rastin e herpesit oral) ose në ijë (në rastin e herpesit gjenital.
  • Probleme urinimi – Njerëzit (më së shumti femrat) me herpes gjenital mund të kenë probleme të urinojnë ose të kenë ndjenjë djegie derisa urinojnë.
  • Infeksion në sy (herpes keratitis). Ndonjëherë virusi herpes simplex mund të shpërndahet në një ose në të dy sytë. Nëse kjo ndodh, ju mund të keni dhimbje, ndjeshmëri ndaj dritës, lotim dhe ndjenjë pranie të rërës në sy. Pa trajtim të shpejtë, mund të paraqiten dhëmbëzime në sy. Këto dhëmbëzime mund të çojnë në pamje të turbullt madje edhe të humbin krejtësisht shikimin.

Nëse keni shenja dhe simptoma të herpes simplex, ju mund të pritni që këto së zgjasin:

  • te herpesi oral (labial) për dy deri në tre javë
  • te herpesi gjenital për dy deri në gjashtë javë (në shpërthimin e parë).

/Mjeku.Net/

Caffetin

Regjistrohu
për buletin