Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Tensioni i ulët i gjakut – hipotensioni

Hipotensioni është një term mjekësor që përdoret për shtypjen e ulët të gjakut (nën 90/60). Shtypja e gjakut prezantohet me dy numra: i pari dhe më i larti është shtypja sistolike (ose presioni në arterie kur zemra rrah dhe i mbush ato me gjak), ndërsa numri i dytë, paraqet shtypjen diastolike (ose shtypjen në arterie kur zemra pushon në mes të rrahjeve).

Rënia e befasishme e shtypjes

Rënia e përnjëhershme e shtypjes së gjakut mund ta rrezikojë jetën. Shkaktarët e këtij lloji të hipotensionit përfshijnë:

  • Humbja e gjakut nga gjakderdhja
  • Temperatura e ulët trupore
  • Temperatura e lartë trupore
  • Sëmundja e muskulit të zemrës që shkakton pamjaftueshmëri të zemrës
  • Sepsa (infeksion i rëndë në gjak)
  • Dehidrim i rëndë (nga vjellja, barkqitja ose ethet)
  • Reaksioni ndaj barnave ose alkoolit
  • Reaksion i rëndë alergjik – anafilaksa.

/Mjeku.Net/