Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Tensioni i ulët i gjakut – hipotensioni

Hipotensioni është një term mjekësor që përdoret për shtypjen e ulët të gjakut (nën 90/60). Shtypja e gjakut prezantohet me dy numra: i pari dhe më i larti është shtypja sistolike (ose presioni në arterie kur zemra rrah dhe i mbush ato me gjak), ndërsa numri i dytë, paraqet shtypjen diastolike (ose shtypjen në arterie kur zemra pushon në mes të rrahjeve).

Trajtimi

Vetëm në rast se hipotensioni jep simptoma ose nëse shtypja e gjakut bie përnjëherë, atëherë mund të trajtohet. Trajtimi varet nga simptomat tuaja, sa janë të rënda dhe nga arsyet që shfaqet rënia e shtypjes.

Mjeku mund t’u rekomandojë:

  • Më shumë kripë në ushqim.
  • T’ju japë lëngje me rrugë intravenoze (IV) nëse jeni shumë të dehidruar.
  • Të ndryshojë ose ndërpresë barnat që e ulin së tepërmi shtypjen.
  • Të ordinojë barna për ta trajtuar problemin që e shkakton shtypjen e ulët të gjakut.

/Mjeku.Net/