Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Sëmundja e zorrëve të inflamuara

Sëmundja e zorrëve të inflamuara, e njohur si sëmundja e Crohn-it, është një sëmundje e cila shkakton inflamacion (ënjtje dhe irritim) të cilësdo pjesë të traktit digjestiv, që ndryshe quhet edhe trakti gastrointestinal. Pjesa e cila preket më së shpeshti është fundi i pjesës së zorrës së hollë, i quajtur ileum.

Problemet dytësore

Cilat janë problemet e sëmundjes së Crohn-it?

Te njerëzit me sëmundje të Crohn-it mund të ndodhë bllokimi i zorrëve, kur indi i luspuar (dhëmbëzuar) bllokon kalimin e zorrës. Kalimi i ngushtuar i zorrëve quhet strikturë (ngushtim). Kur kalimi bllokohet krejtësisht, ushqimi dhe jashtëqitja ndalojnë së lëvizuri, duke shkaktuar ngërçe abdominale dhe vjellje. Nëse i keni këto simptoma, ju duhet të vizioni mjekun menjëherë.

Ulcerat e shkaktuara nga sëmundja e Crohn-it mund të shkaktojnë krijimin e strofullave nëpër zonat e inflamura, ose edhe në pjesët e shëndetshme të zorrës. Këto strofulla quhen fistula. Fistulat gjenden shpesh në zona rreth rektumit dhe anusit. Ndonjëherë një zonë e infektuar, e mbushur me qelb, e quajtur absces, mund të formohet në ose rreth fistulave. Shumica e fistulave mund të trajtohen me barna, por disa kanë nevojë për operacion kirurgjik.

Njerëzit me sëmundjen e Crohn-it shpesh kanë anemi, që mund të shkaktohet nga vetë sëmundja ose nga mungesa e hekurit. Anemia mund ta bëjë një person të ndjehet i lodhur.

Njerëzit me sëmundjen e Crohn-it, veçanërisht nëse kanë qenë të trajtuar me barna steroide, mund të kenë dobësim të eshtrave, një sëmundje e quajtur osteoporozë. Atapo ashtu mund të kenë artrit, probleme me lëkurën, ënjtje të syve ose gojës, gurë në veshka, gurë në tëmth, dhe probleme me mëlçinë. Disa njerëz me sëmundjen e Crohn-it mund të kenë sindromën e këmbëve të parehatshme – një shqetësim ekstrem i këmbëve të personit derisa ai rri ulur ose shtrirë. Këto probleme mund të largohen gjatë trajtimit, por disa të tjera mund të trajtohen me barna të veçanta.

Njerëzit të cilët e kanë sëmundjen e Crohn-it mund të mos marrin në sasi të mjaftueshme disa lëndë ushqyese, si proteina, vitamina ose kalori, për shkak se:

  • Kanë stomak të mundimshëm që i pengon ata të hanë ushqim me mjaft kalori;
  • Mund të mos jenë në gjendje t’i absorbojnë lëndët ushqyese në zorrë.

Fëmijët me sëmundjen e Crohn-it mund të mos rriten normalisht dhe mund të kenë peshë të ulët për moshën e tyre.

/Mjeku.Net/