Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Çfarë është gastriti?

Gastriti është një sëmundje në të cilën shtresa e brendshme e lukthit – e njohur si mukoza – bëhet e inflamuar (e pezmatuar). Brendësia e lukthit përmban qeliza speciale të cilat prodhojnë acid dhe enzima, të cilat e zbërthejnë ushqimin duke e bërë gati për tretje, dhe mukusin (një lëng si pështyma), i cili mbron mukozën e stomakut nga acidet. Kur mukoza (brendia e stomakut) bëhet e inflamuar, ajo prodhon më pak acide, enzima dhe mukus.

Simptomat

Cilat janë simptomat e gastritit?

Shumë njerëz me gastrit mund të mos kenë aspak simptoma, por disa të tjerë përjetojnë simptoma të tilla si:

  • Dhimbje ose shqetësim në pjesën e sipërme të abdomenit
  • Nauze (mundim)
  • Vjellje.

Këto simptoma po ashtu quhen dispepsi.

Gastriti eroziv mund të shkaktojë ulcerë ose erozion (gërryerje) në mbështjellësin e brendshëm të lukthit që mund të shkaktojë gjakderdhje. Shenjat e gjakderdhjes në stomak janë:

  • Vjellja me gjak
  • Feces me ngjyrë të zezë
  • Gjak i kuq në feces.

Cilat janë komplikimet e gastritit?

Shumica e formave të gastritit kronik jo-specifik nuk japin simptoma. Megjithatë, gastriti kronik është një faktor rreziku për sëmundjen e ulcerës peptike, polipeve gastrike, dhe tumoreve gastrike beninje dhe malinje. Disa njerëz me gastrit kronik të shkaktuar nga H. Pylori ose gastriti autoimun zhvillojnë gastrit atrofik. Gastriti atrofik shkatërron qelizat në mbështjellësin e brendshëm të lukthit që prodhon acidet dhe enzimat digjestive. Gastriti digjestiv mund të çojë në dy lloje të kancerit: kancer gastrik dhe limfomë të indit limfoid të lidhur me mukozën gastrike.

/Mjeku.Net/

Caffetin

Regjistrohu
për buletin