Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Çfarë është gastriti?

Gastriti është një sëmundje në të cilën shtresa e brendshme e lukthit – e njohur si mukoza – bëhet e inflamuar (e pezmatuar). Brendësia e lukthit përmban qeliza speciale të cilat prodhojnë acid dhe enzima, të cilat e zbërthejnë ushqimin duke e bërë gati për tretje, dhe mukusin (një lëng si pështyma), i cili mbron mukozën e stomakut nga acidet. Kur mukoza (brendia e stomakut) bëhet e inflamuar, ajo prodhon më pak acide, enzima dhe mukus.

Diagnostikimi

Si diagnostikohet gastriti?

Testi më i shpeshtë diagnostik për gastritin është endoskopia me biopsi të lukthit. Mjeku zakonisht ju jep pacientëve barna për të ulur shqetësimin dhe ankthin para fillimit të procedurës së endoskopisë. Mjeku pastaj e fut një endoskop – një gyp të hollë me një kamerë të vogël në fund, përmes gojës ose hundës së pacientit deri në lukthin e tij. Mjeku përdor endoskopin për të ekzaminuar mbështjellësin e brendshëm të ezofagut, lukthit, dhe porcionin e parë të zorrës së hollë. Nëse është e patjetërsueshme, mjeku do ta përdorë endoskopin për ta kryer biopsinë, që përfshin mbledhje të mostrave të imëta të indit për ekzaminim me mikroskop.

Teste të tjera që përdoren për të identifikuar shkaktarët e gastritit ose ndonjë komplikim janë:

  • Seritë e sipërme gastrointestinale – Pacienti gëlltit barium, një material i lëngshëm kontrasti i cili e bën traktin digjeshin të dukshëm në rrezet X. Pamjet e rrezeve X mund të tregojnë ndryshime në mbështjellësin e brendshëm të lukthit, si gërryerje ose ulcera.
  • Analiza e gjakut. Mjeku mund të kontrolloni aneminë, një sëmundje kur hemoglobina – një substancë e gjakut e pasur me hekur – është e zvogëluar. Anemia mund të jetë një shenjë e gjakderdhjes kronike në lukth.
  • Analiza e fecesit. Ky test kontrollon praninë e gjakut në feces, një shenjë tjetër e gjakderdhjes në stomak.
  • Testet për infeksionin e H. Pylori. Mjeku mund ta testojë frymëmarrjen, gjakun, ose fecesin e pacientit për të kërkuar shenja të infeksionit. Infektimi me H. Pylori po ashtu mund të konfirmohet me anë të biopsive të marra nga lukthi gjatë endoskopisë.

/Mjeku.Net/

Regjistrohu
për buletin