Hygeia

Djegësit mbrojnë zemrën

Djegësit mbrojnë zemrën

Ushqimet pikante mbrojnë organizmin nga sëmundjet e ndryshme të zemrës, që janë shkaku numër një i vdekjeve në botë.

Shkencëtarët kinezë kanë studiuar efektin e ushqimeve pikante (djegëse) në organizmin e njeriut dhe kanë gjetur se ato forcojnë zemrën.

Studimet e kryera nga Universiteti i Hong Kongut kanë nxjerrë në përfundim se specat djegës ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe ulin nivelet e kolesterolit në gjak.

Por, ekspertët këshillojnë se pavarësisht efektit të tyre pozitiv në shëndetin e zemrës, konsumimi i tyre nuk duhet tepruar. Në sasi të larta ato mund të dëmtojnë organizmin në aspekte të tjera, përfshirë organet e sistemit tretës.