Hygeia

Alkooli dëmton pankreasin

Alkooli dëmton pankreasin

Konsumimi i alkoolit është i lidhur me mundësinë e zhvillimit të kancerit të pankreasit, thonë studiuesit amerikanë.

Sipas tyre, mjaftojnë vetëm dy apo tri gota të pijeve alkoolike në ditë (një gotë = 300 ml birrë, 120 ml verë ose 5 ml raki), për ta shtuar rrezikun për zhvillimin e kancerit të pankreasit.

Hulumtuesit amerikanë kanë arritur te ky përfundim pasi kanë analizuar 14 studime të mëdha në lidhje me konsumimin e alkoolit dhe paraqitjen e kancerit të pankreasit.

Në të gjitha studimet ishin përfshirë më shumë se 800 mijë persona, prej të cilëve rreth dy mijë e 200 kishin qenë të diagnostikuar me kancer të pankreasit.

Rezultatet kanë treguar se meshkujt të cilët pinë më shumë se dy gota pije alkoolike në ditë, dhe femrat të cilat pinë më shumë se një gotë, janë të rrezikuar për 22% për t’u sëmurë nga kanceri i pankreasit.