Hygeia

Vitamina D dhe anemia te fëmijët

Vitamina D dhe anemia te fëmijët

Hulumtuesit kanë testuar gjakun e dhjetë mijë fëmijëve të moshave ndërmjet 2-18 vjet, ndërsa krahas kësaj kanë vërejtur lidhshmërinë ndërmjet nivelit të vitaminës D dhe nivelit më të ulët të hemoglobinës dhe rrezikut më të madh të zhvillimit të anemisë.

Fëmijët me nivel më të ulët të vitaminës D se 20 ng/ml, kanë qenë për 50 për qind më të rrezikuar që të zhvillojnë anemi në raport me fëmijët, niveli i vitaminës te të cilët ishte më i lartë se 20ng/ml.

Rritja e përqendrimit të vitaminës D për 1 ng/ml, rezulton me ulje të rrezikut për anemi për tre për qind.