Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Ekzema

Ekzema është një sëmundje e lëkurës e shkaktuar nga inflamacioni. Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i shumë llojeve të ekzemës. Derisa fjala ‘dermatitis’ do të thotë inflamim (pezmatim) i lëkurës, “atopic” do të thotë një tendencë për të shfaqur reaksione alergjike, e që shpesh është dukuri e trashëguar.

Ekzemat tjera

Problemet tjera të lëkurës

Dermatiti atopik më së shpeshti identifikohet si ekzema. Por ekzema është një term për çdo lloj sëmundje të lëkurës. Dermatiti atopik është lloji më i shpeshtë i ekzemës. Nga llojet tjera përfshijnë:

  • Ekzema e kontaktit alergjik. Lëkura skuqet, kruhet, dhe e lëngshme pasi prek diçka ndaj të cilës sistemi imun reagon si një “rrezik i jashtëm” (për shembull prekja e dredhkës helmuese).
  • Ekzema e kontaktit. Lëkura bëhet e skuqur, e kruar, dhe djegëse në një vend për shkak se ka prekur ndonjë shkaktar alergjie, si acid, pastrues, ose lëndë tjetër kimike.
  • Ekzema dis-hidrotike. Lëkura në shuplakat e duarve dhe faqen e poshtme të shputave bëhet e irrituar dhe bëhet me flluska të pastra, të theksuara, të cilat shaktojnë të kruara dhe djegie.
  • Neurodermatitis. Njolla të dhëmbëzuara në kokë, pjesën e poshtme të këmbëve, kyç tëë dors, ose parakrah, që shkaktohen nga të kruara lokale (si për shembull nga pickimi i insekteve).
  • Ekzema numnulare. Lëkura ka njolla irrituese në formë të monedhave. Njollat mund të jenë të mbuluara me luspa, të jenë të dhëmbëzuara dhe të kruara.
  • Ekzema seborroike. Lëkura ka njolla dhëmbëzore, të verdha, të dhjamosur, në kokë, fytyrë dhe ndonjëherë edhe në pjesët tjera të trupit.

/Mjeku.Net/