Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Endometrioza

Endometrioza është një problem të cilin e kanë shumë femra gjatë periudhës kur janë të afta për të lindur fëmijë. Kjo gjendje ndodh kur indi që vesh mitrën, rritet edhe jashtë saj.

Simptomat

  • Dhimbje. Se ku do të ndjehet dhimbja varet nga vendi ku rriten implantet. Mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të barkut, në rektum ose në vaginë, ose në pjesën e poshtme të shpinës. Mund të keni dhimbje vetëm para dhe gjatë menstruacioneve, ose gjatë gjithë kohës. Disa femra kanë më shumë dhimbje gjatë aktit seksual, kur kanë ndonjë lëvizje të zorrëve ose atëherë kur vezoret e lëshojnë qelizën vezë (ovulacioni).
  • Gjakderdhje anormale. Disa femra kanë menstruacione të forta, njollosje ose gjakderdhje në mes të periodave, gjakderdhje pas seksit ose gjak në urinë dhe në jashtëqitje.
  • Probleme për të mbetur shtatzënë (infertilitet). Disa femra mund ta kenë vetëm këtë simptomë.

Endometrioza dallon nga një femër te tjetra. Disa femra nuk e dinë se e kanë derisa e vizitojnë mjekun për shkak se nuk mund të mbeten shtatzënë ose kur kanë ndonjë procedurë për ndonjë problem tjetër. Disa kanë ngërçe të lehta për të cilat mendojnë se janë normale. Te femrat tjera dhimbja dhe gjakderdhja janë aq të rënda, saqë nuk janë në gjendje të punojnë ose të shkojnë në shkollë.

/Mjeku.Net/