Hygeia

Mbrojtja nga pickimet e insekteve

Mbrojtja nga pickimet e insekteve

Strumbullari, bletët, grerëza, mushkonjat, merimangat... janë kudo, fshihen në barë, tesha dhe gjithkund, andaj mjekët këshillojnë që të jeni të vëmendshëm.

Alergjitë nga thumbimet e insekteve mund të jenë dramatike, ndërsa nëse nuk reagohet në kohë mund të jenë edhe fatale. Nëse dyshoni se jeni alergjik në thumbimin e ndonjë insekti, më së miri është që ta bëni alergotestin. Metoda më e saktë dhe më e sigurt është me marrjen e gjakut dhe matjes e sasitë të përgjithshme të antitrupave, të cilat veprojnë në helmet e insekteve.

Bleta, strumbullari, grerëza

Simptoma më e rënda e alergjisë si rezultat i pickimit nga bleta, grerëza ose edhe strumbullari, është shoku shoku anafilaktik, që shoqërohet me dhimbje të fuqishme në vendin e thumbuar, ënjtje, kokëdhimbje, frymëmarrje të vështirësuar, dezorientim, tharje të fytit, rënie të shtypjes së gjakut dhe me humbje të vetëdijes.

E një rëndësie të veçantë është që personat alergjik të mbajnë me veti injeksion adrenaline, me qëllim që vetë të mund të marrin ndihmë të shpejtë, para se të drejtohen në ambulancën më të afërt.

Sipas mjekëve, më të rrezikshme janë thumbimet në pjesën e qafës dhe kokës, veçanërisht në fytyrë dhe rreth buzëve, pasi që këto pjesë më së shumti janë të pasura me enë gjaku, ashtu që helmi shpejt arrin në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut.

Ekspertët thonë se personat të cilët nuk janë alergjikë dhe të cilëve duhet t’u jepet ndihmë e parë, këtë mund ta bëjnë duke vendosur akull në vendin e thumbuar, duke marrë tabletë të ndonjë antihistaminiku (grup barnash antialergjike si cetirizinë ose loratadinë). Vendi i pickuar duhet të lyhet me yndyrë ose krem kortikosteroidësh ose antihistaminikësh, dhe pacientët duhet të paraqiten tek mjeku me qëllim që ta vlerësojë nëse terapia duhet të vazhdohet apo ndërpritet.

Rriqra

Mbrojtja më e mirë nga rriqrat është para se të dilni në natyrë të lyheni me ndonjë vaj eterik me aromë të fortë. Pas kthimit në shtëpi, detyrimisht kontrollojeni të gjithë trupin, nga koka deri në këmbë, dhe veçanërisht vëreni fëmijët.

Rriqra në lëkurë vërehet si një trup i vogël, i zi. Kurrë nuk duhet ta shkulni as ta mbysni para se të drejtoheni te mjeku. Pasi që t’ua largojnë, patjetër duhet t’i ndiqni ndryshimet në lëkurë gjatë disa ditëve të ardhshme. Nëse vjen deri tek zgjerimi i skuqjes rreth vendit të thumbuar, kjo do të thotë se ka ardhur deri te infeksioni dhe është e nevojshme që të bëni një analizë të gjakut.

Mushkonja

Për dallim prej rriqrave, thumbimi nga mushkonja nuk është shumë i rrezikshëm, por edhe prej tyre duhet të mbroheni duke vendosur ca vaj eterik, për shembull livandë, ose duke e lyer me produkte repelente, që pengojnë kapjen e insekteve në lëkurën tuaj.

Në vendet ku ju ka kafshuar mushkonja, menjëherë paraqiten disa puçrra të kuqe, të cilat nuk duhet t’i shtrydhni pasi që mund të vjen deri tek infeksioni bakterial.

Merimanga

Nëse ju kafshon ndonjë merimangë detyrimisht duhet ta lyeni vendin me ndonjë krem ose yndyrë kortikosteroide, të vendosi ndonjë gjë të ftohtë ose preparate të cilat përmbajnë mentol, dhe të paraqiteni tek mjeku për të parë terapinë e mëtejme. /MjekuNET/

MEDIKOS