Hygeia

Fryrja e barkut, ja zgjidhja

Fryrja e barkut, ja zgjidhja

Jeni duke u bërë gati për ndonjë dasmë dhe keni zgjedhur të vishni një fustan të ngjitur për trupi. Por disponimin tuaj dhe dukjen seksi e prish ‘e fryra’ që paraqitet mbi fustan.

Nëse jeni në periudhën paramenstruale, kjo situatë është normale dhe diçka që pritet të ndodhë. Disa femra në javën para ciklit madje shtojnë edhe disa kilogramë. Mirëpo kjo nuk është arsye për panik, sepse këto kilogramë të tepërt do të largohen njësoj sikurse kanë ardhur.

Nëse nuk jeni në fazën paramenstruale, ndërsa keni tendencë për fryrje në regjionin e barkut, atëherë shkaktar i mundimit tuaj mund të jetë stresi. Një hulumtim nga Universiteti Yale tregon se niveli i kortizolit (hormoni i stresit) është i lidhur me shtresimin e yndyrave në regjionin e stomakut.

Zgjidhja: Lehtësoni këto probleme duke zëvendësuar ushqimin e rafinuar me drithëra dhe proteina të shëndetshme, të cilat janë të pranishme në sojë, peshk, fara luledielli dhe produktet arrore.

Njëkohësisht duhet të merreni edhe me sport. Kombinojeni vozitjen e biçikletës dhe ecjen e shpejtë, sepse është dëshmuar që ky kombinim djeg tri herë më shumë yndyrat sesa cilido aktivitet tjetër.

MEDIKOS