Hygeia

Çfarë vërtet hanë fëmijët?

Çfarë vërtet hanë fëmijët?

Patatet, ëmbëlsirat dhe lëngjet janë në mesin e ushqimeve më të konsumuara të fëmijëve.

Një studim amerikan i realizuar kohë më parë ka analizuar prirjet ushqimore të fëmijëve nën moshën dyvjeçare, dhe ka arritur në përfundime të papritura.

Sipas studimit, fëmijët nga katër muaj deri në dy vjet më së shumti konsumojnë pica, patate të fërguara, ëmbëlsira dhe pije të ëmbëlsuara e të gazuara, që është një prirje jo e shëndetshme.

Një shprehi jo e shëndetshme është edhe konsumimi i paktë i pemëve dhe perimeve.

Ja disa pika alarmuese të studimit:

  • Një e treta e fëmijëve më të rinj se dy vjet nuk hanë pemë dhe perime;
  • Patatet e fërguara janë më të konsumuarat te fëmijët më të rinj se 15 muaj;
  • Më se 60 për qind e fëmijëve njëvjeçarë çdo ditë konsumojnë ndonjë lloj ëmbëlsire;
  • Rreth 30 – 40 për qind të fëmijëve mbi 15 muaj çdo ditë pinë lëng të ëmbëlsuar të pemëve./Mjeku.Net/
MEDIKOS