Hygeia

Fillimi i shtatzënisë: Java e dytë

Fillimi i shtatzënisë: Java e dytë

Nga 250 milionë spermatozoidet që partneri juaj ka derdhur, vetëm rreth 400 do të mbijetojë nga rruga e mundimshme dhjetë-orëshe deri te veza, dhe vetëm një prej tyre do të ketë sukses të krijojë një hapësirë në membranën e jashtme të saj.

Para se fryti vërtet të fillojë të rritet, ju fillimisht përgatisni “shtëpinë e tij të ardhshme”. Javën e fundit një rritje në sasinë e estrogjenit dhe progesteronit, që qarkullojnë me anë të gjakut tuaj, e kanë bërë mitrën tuaj të formojë një vend të veçantë, një shtresë qelizash të pasur me gjak të cilat do të mbështesin vezën e pllenuar. Në të njëjtën kohë, në vezoret tuaja, vezët janë pjekur në qese të mbushura me lëng të quajtura folikula.

Në fillim të kësaj jave (shpesh rreth ditës së 14 të cilit 28-ditësh), ju ovuloni: Njëra prej vezëve tuaja shpërthen nga folikula e saj dhe bie nga vezorja në një tub të quajtur Tubi i Fallopit. Gjatë 12 deri 24 orëve të ardhshme kjo vezë do të mund të pllenohet (fekondohet) nëse një prej 250 milionë spermatozoideve (mesatarisht) që partneri juaj i ka derdhur, arrin të notojë gjatë gjithë rrugës nga vagina juaj nëpërmjet qafës së mitrës tuaj, në mitrën tuaj, deri te tubat e Fallopit dhe depërton në vezë. Vetëm rreth 400 spermatozoide do të mbijetojë nga rruga e mundimshme dhjetë orëshe deri te veza, dhe vetëm një prej tyre do të ketë sukses të krijojë një hapësirë në membranën e jashtme të saj. (Duhet rreth 20 minuta për fituesin fatlum që ta gjejë rrugën e tij për të depërtuar në brendi të vezës.)

Gjatë dhjetë deri në 30 orëve të ardhshme, bërthama qelizore e spermatozoidit do të shkrihet me atë të vezës dhe ata do të kombinojnë materialin e tyre gjenetik. Nëse spermatozoidi mbart një kromozom Y, fëmija juaj do të jetë një djalë, në qoftë se është një kromozom X, ju do të pritni një vajzë.

Gjatë udhëtimit tre deri në katër-ditor nga tubi i Fallopit deri te mitra e nënës, veza e fekonduar (tash e quajtur zigot) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi të hyjë në mitër, zigoti quhet morula. Një ose dy ditë më vonë, ajo do të fillojë të krijojë një strofull në shtresën e veçantë qelizore të krijuar në mitrën tuaj, duke vazhduar rritjen dhe transformimin e mahnitshëm.

Në këtë kohë fëmija juaj në zhvillim është vetëm një top i vogël qelizash që zyrtarisht nga shkencëtarët njihet si blastocit. Ajo ka një masë të qelizave të brendshme - të cilat do të krijojnë embrionin, pastaj ka një zgavër të mbushur me lëng - e cila do të bëhet qesja amniotike, dhe një masë e jashtme të qelizave – që do të bëhet placentë. Placenta është organi në formë petulle që do të sjellë sjell oksigjenin dhe lëndët tjera ushqyese për jetën e frytit dhe e cila largon produktet e panevojshme.

Vërejtje: Çdo fëmijë zhvillohet në mënyrë ca më të veçantë – edhe në barkun e nënës. Të dhënat që japim ne janë krijuar për t’ju dhënë juve një ide të përgjithshme të zhvillimit të fëmijës tuaj.

Si ndryshon jeta e nënës?

Cikli juaj i fundit ka filluar 12 deri në 16 ditë më parë, kështu që ju tani jeni në kohën e ovulimit. Mund t’ju duket e çuditshme por mjeku zakonisht llogarit datën tuaj të fillimit të shtatzënisë (dhe moshën e fëmijës brenda barkut tuaj) duke filluar nga dita e parë e periudhës së fundit menstruale. Shtatzënia zgjat rreth 38 javë nga ngjizja. Por, meqë shpesh është e vështirë të gjendet se kur saktësisht veza dhe sperma janë bërë bashkë, mjekët dhe punonjësit shëndetësorë thjesht llogarisin 40 javë të shtatzënisë duke filluar nga dita e parë e periudhës tuaj të fundit menstruale. Kjo është arsyeja se pse ju jeni konsideruar se tashmë jeni në javën e dytë të shtatzënisë, edhe pse fertilizimi në të vërtetë sapo ka ndodhur.

Me qëllim që të ndodhë fertilizimi duhet të ndodhin edhe shumë gjëra – andaj në këtë rast, koha vërtetë është gjithçka. Për të rritur gjasat tuaja për të mbetur shtatzënë, bëni plan të kryeni marrëdhënie seksuale diku nga rreth 72 orë para kohës tuaj të ovulimit deri në 24 orë pas saj. (Ju duhet të përpiqeni të takoni në jetë të dyja, spermën, që mbijeton deri në 72 orë, dhe vezën, e cila jeton jo më shumë se 24 orë pas ovulacionit.) Tash nuk është koha të hezitoni: Sigurohuni që partneri juaj të gjejë kohë të lirë në kalendarin e tij dhe që ju të dy të keni mjaft kohë për të bërë dashuri së bashku.

Megjithatë, para se të shkoni në dhomën e gjumit është mirë që ju të bëni disa detyra shtëpie: Mundohuni ta gjeni kohën e ovulimit për të ndihmuar të lokalizoni ditën kur gjasat e mbetjes shtatzënë janë më të mëdha. Gjeni se cilat pozicione seksuale mund t’ju ndihmojnë juve të fekondoheni më shpejt dhe madje edhe se si mund të ndikoni në gjininë e foshnjës (edhe pse këto janë vetëm supozime). Së fundi, për të kursyer ankthin e panevojshëm si për ty po ashtu edhe për partnerin, mësoni se sa zakonisht zgjat për të mbetur shtatzënë – shumica e çifteve kanë nevojë për më shumë se disa përpjekje para se të mund të njoftojnë se fëmija është në rrugë për të ardhur.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, në qoftë se jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë, dhe ju tashmë nuk keni ndaluar të pini alkool, duhan ose duke marrë barna, edhe nëse ato nuk janë barna të vërteta - tani është koha për ta bërë këtë, pasi ju doni trupi juaj të jetë në formën më të mirë të mundshme për të bërë fëmijën. (Nëse jeni duke marrë barna të cilat jepen me recetë, kontrolloni ato me mjekun tuaj për të kuptuar nëse duhet të vazhdoni t’i merrni.) Dhe, mos harroni të merrni multivitaminat ditore të cilat përmbajnë të paktën 400 mikrogramë të acidit folik (teorikisht duke filluar tre muaj para se ju të dëshironi të mbeteni me barrë dhe deri pas lindjes), për të zvogëluar rrezikun e defekteve të lindjes te fëmija juaj.

Këshilla – Bëni takime romantike:

“Kur përpiqeshim të mbesim shtatzënë, ne bëmë një përpjekje shtesë që vërtetë të kënaqemi duke bërë dashuri. Kuptuam se seksi më i mirë nuk dhemb! Andaj, bëmë një darkë romantike, pastaj ndezëm qirinj dhe vendosëm lule rreth shtratit. U ndjemë ca më afër, dhe kush e di? Ndoshta kjo ishte ajo që funksionoi. Pas disa muajsh përpjekje, tash presim foshnjën e parë”, tregon një vajzë shtatzënë.