Hygeia

Java e 39-të e shtatzënisë

Java e 39-të e shtatzënisë

Truri i foshnjës tuaj ende është duke u zhvilluar në ritëm të lartë, edhe pse ju mund të filloni të përjetoni disa prej shenjave të hershme të lindjes.

Foshnja juaj

Derisa i afrohet kohës së lindjes foshnja juaj tash peshon nga 3.2 deri në 3.5 kilogramë dhe ka gjatësi nga 50 deri në 54 centimetra. Këto matje nuk do të ndryshojnë shumë deri në lindje, por truri do të vazhdojë të zhvillohet me një shkallë mahnitëse, një ritëm i cili do të vazhdojë për tre vitet e para të jetës. Lëkura ngjyrë trëndafili tashmë është shndërruar në më të bardhë (edhe te foshnjat të cilat mund të kenë lëkurë më të zezë, lëkura duket e bardhë tash – ata ende nuk kanë zhvilluar pigment, që cakton ngjyrën e lëkurës). Koka e bebes duhet të ketë rënë në legenin tuaj deri tash, që ju bën juve të merrni frymë më lehtë, por të ecni më vështirë.

Trupi juaj

Fundi i shtatzënisë (dhe një fillim krejtësisht i ri) është duke aguar, andaj përcillni shenjat të cilat tregojnë se trupi juaj është i gatshëm ta mbyllë me sukses shtatzëninë. Këtu përfshihen kontraksionet e Braxton Hicks; çarja e membranave (rrjedhja e ujit) të cilat përmbajnë lëngut tuaj amniotik; rënia e “tapës” mukotike (copë e mukusit e cila mbyll hapjen e mitrës); dhe gjakosje (nga çarja e kapilarëve si rezultat i zgjerimit dhe hollimit të murit të qafës së mitrës, që bën që ju të keni sekret të skuqur). Lindja mund të jetë afër.

Këshilla për javën e 39-të: Përgatitja për prerje Cezariane

Shumë spitale dhe qendra të lindjes janë tepër të ndjeshëm dhe refuzues ndaj dëshirës/kërkesës së nënave për të qëndruar të zgjuara, komode dhe me njerëz të dashur rreth tyre gjatë dhe pas lindjes – edhe nëse lindja do të bëhet përmes prerjes Cezariane. Këto ditë është mirë t’i mendoni kërkesat tuaja për situata jo-emergjente, ashtu që t’ua bëni me dije mjekëve dhe stafit që do t’ju ndihmojë të lindni. Ja disa kërkesa të cilat mund t’i mendoni para lindjes: Të përdorni një pasqyrë ose ekrani të kthehet nga ju ashtu që të mund ta shihni foshnjën duke lindur; të dëgjoni muzikë gjatë lindjes (kjo nëse jeni në një sallë ku ka edhe lindje të tjera, të cilat mund t’ju pengojnë); t’i keni duart e lira ashtu që të mund ta prekni foshnjën tuaj menjëherë pas lindjes; ta ftoni partnerin tuaj ta presë kordën umbilikale (kërthizë e bebes); dhe të mund t’i jepni gji foshnjës në dhomën e rikuperimit. Duke e bërë procesin e lindjes më të kënaqshëm, do t’ju ndihmojë juve të zvogëloni mundësinë për depresion të paslindjes dhe do t’ju ndihmojë juve të lidheni më shpejt me bebe tuaj.

Simptomat e javës së 39-të

Kontraksionet e Braxton Hicks: Nëse tashmë i keni përjetuar këto kontraksione të rrejshme, gjatë kësaj jave ato do t bëhen edhe më të shpeshta. Por edhe nëse nuk keni ndjerë asnjë?, mos u shqetësoni. Nënat që lindin për të parën herë mund të mos i vërejnë aspak shtrëngimet e muskujve të mitrës dhe ato janë më të shprehura në lindjen e dytë.

Aktiviteti i ngadalësuar fetal: Derisa hapësira ku foshnja jeton bëhet gjithnjë e më e vogël në fazat e fundit të shtatzënisë, ju do të vëreni edhe një aktivitet të ngadalësuar të saj.

Djegësira dhe mostretja: Djegësira mund të jetë në kulmin e saj tash. Por mos u shqetësoni, ajo do të lehtësohet pas lindjes. Për më pak mundim, provoni të hani më shpesh dhe më pak, për të mos e ngarkuar sistemin tuaj tretës dhe për ta pakësuar djegësirën (aciditetin).

Rrjedhje e përgjakur nga vagjina: Sekreti që del nga vagjina juaj mund të jetë me nuanca gjaku (i kuq ose kafe) pasi enët e gjakut në qafën e mitrës copëtohen. Mos u shqetësoni, kjo është shenjë se qafa e mitrës po zgjerohet, ose hapet, dhe kjo është gjë e mirë. Po ashtu gjatë kësaj jave mund të bjerë një copë mukusi i cili ka mbyllur mitrën tuaj. Rënia e kësaj cope të mukusit (mbetje e trashë në formë pështyme) do të thotë se lindja po afrohet, por nuk do të thotë se është e menjëhershme.

Çarja e membranave (e mundshme): Një shenjë tjetër se lindja është afër – nëse qesja juaj amniotike çahet dhe shpërthen lëngu. Por mos u shqetësoni se do të shkaktoni vërshim nëse jeni në shitore. Pavarësisht çfarë keni parë në filma, shumica e femrave në kohën e shpërthimit të ujit janë në sallën e lindjes (ose të shtrira në spital). Nëse keni shpërthim të lëngut amniotik, kontaktojeni mjekun tuaj.

Diarreja dhe nauzea: Derisa trupi juaj bëhet gati për lindje, muskujt mund të lirohen në rektumin tuaj duke rezultuar me zbrazje të shpeshta dhe të lehta të zorrës. Ju po ashtu mund të vuani nga nauzea (të përziera). Është e rëndësishme të vazhdoni të pini ujë për të shmangur dehidrimin.

Hemorroidet: Nëse vuani nga diarreja, hemorroidet mund të të mos jeni aq të dhimbshme, pasi ju nuk shtrëngoheni derisa zbrazni zorrët si në rastin e kapsllëkut. Dijeni gjithmonë se sa më shumë t’i jepni zor kur shkoni në tualet, aq më të ashpra do të bëhen hemorroidet. Për t’i lehtësuar ato, pastrojeni anusin me ujë të ngrohtë ose lageni atë me letër tualeti të lagur me ujë të ngrohtë.

Parehatia dhe presioni në legen: Ndjeheni shumë të rëndë poshtë në zonën e pelvikut? Koka e foshnjës tuaj është strehuar poshtë në legen derisa përgatitet për lindje, dhe bën presion në legenin tuaj duke ju bërë të ndjeheni parehati. Shenjat tjetra që mund t’ju prishin rehatinë janë dhimbjet si ato të llojit gjatë menstruacioneve, si dhe problemet me tretjen e ushqimit, që mund të jenë shenja të hershme të kontraksioneve. Përpiqni të bëni disa ushtrime të tërheqjes së pelvikut, për të lehtësuar këto mundime.

Dhimbja e shpinës: Dhimbja e shpinës mund të përkeqësohet tash që ju jeni në javët e fundit të të lindjes. Ju mund të lehtësoni dhimbjen duke bërë dush dhe duke u zhytur në vaskë me ujë të ngrohtë për t’i dhënë pak pushim trupit.