Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Pesë metoda alternative shërimi

E frikësuar nga efektet negative, një paciente amerikane, në mënyrë vullnetare ishte e gatshme të provojë pothuajse gjithçka, për të shmangur anestezisë. Ashtu që, kur mjeku i saj i propozoi ndërhyrje kirurgjike për një problem në mitër, ajo filloi të kërkojë një anestezi alternative. Dhe gjeti hipnozën; mjeku i saj u pajtua ta provojë, dhe gjithçka funksionoi. Edhe më mirë, ajo iu shmang asaj që më së shumti e frikonte: efekteve anësorë të pakëndshme që shkakton anestezia. Ekspertët thonë se hipnoterapia është vetëm një nga të shumtat “ilaçe” alternative për dhimbjen, që ia vlen të provohen. Zgjidhje alternative ka edhe për të lehtësuar shqetësimet si aciditeti në lukth ose MPS (Sindromave premenstruale). Në vijim po ju prezantojmë pesë alternativat më premtuese.

Çamçakëz për thartirën në stomak
Slide 1 /
Slide 1 /

Çamçakëz për thartirën në stomak

Thartira në stomak ndodh kur acidet e lukthit kalojnë mbrapa në ezofag dhe shkaktojnë ndjenjën e djegies aty. Trajtimi i aciditetit në lukth zakonisht bëhet me barna antacide të cilat reduktojnë sasinë e acidit. Por studiuesit britanik kohët e fundit i kanë konfirmuar studimet amerikane të cilat tregonin se çamçakëzët pas ushqimit ndihmojnë të luftohet thartira në stomak. Çamçakëzët risin pështymën, e cila ndihmon që të shpërlahet aciditeti nga ezofagu dhe të kalojë sërish në lukth. Nuk është e rëndësishme lloji i çamçakëzit, por studimet kanë shfrytëzuar llojet pa sheqer, të cilat janë edhe më të kënaqshme edhe për dhëmbët. Nëse e provoni: Përtypeni çamçakëzin për së paku 30 minuta pas ushqimit.