Hygeia
A B C Ç D Dh E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S SH T Th U V X Xh Y Z Zh

Zhvillimi fetal i fëmijës - nga fekondimi deri në lindje

Keni mbetur shtatzënë dhe nuk e keni idenë se çfarë do të ndodhë me trupin tuaj? Jeni kurioze të dini se sa e madhe është foshnja juaj, si duket dhe si zhvillohet ajo brenda jush? Bëni një xhiro në barkun tuaj përmes këtyre pamjeve dhe shikoni se si zhvillohet foshnja juaj muaj pas muaji?

Foshnja në javën e 12-të
Slide 4 /
Slide 4 /

Foshnja në javën e 12-të

Gjatësia e fetusit në këtë javë është rreth 5 centimetra dhe ai tashmë fillon të bëjë lëvizjet e tij. Ju tashmë mund të filloni ta ndjeni mitrën mbi kockën pubike (në fund të barkut). Mjeku juaj mund t’i dëgjojë rrahjet e zemrës me një instrument specifik. Organet gjinore të foshnjës tashmë fillojnë të bëhen të qarta, edhe pse ato ende nuk mund të vërehen nga mjeku.